Një ekip i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC) është liruar të martën, pasi ishte arrestuar nga ushtria ruse në qytetin ukrainas, Manhush, i cili tani është nën kontrollin rus, raportoi BBC-ja të martën.
Ekipi i liruar ishte përpjekur për ditë me radhë që të arrinte në qytetin e rrethuar të Mariupolit, për të dërguar ndihma dhe për t’i evakuuar ata që duan të largohen.
Ndërkohë, tani raportohet se ekipi është kthyer në Zaporizhzhia, derisa mbetet e paqartë se kur do të vazhdojë misionin për në Mariupol.
“Ekipi është i fokusuar tani që të vazhdojë operacionin e evakuimit humanitar. Incidenti i ditës së djeshme tregon se sa komplekse është që të dërgohen udhëtarët në mënyrë të sigurt në Mariupol”, thuhet në një deklaratë të Kryqit të Kuq.
-
Të evakuuarit nga Azovstali arrijnë në Zaporizhzhia
-
OKB-ja dhe Kryqi i Kuq konfirmojnë fillimin e procesit të evakuimit nga Mariupoli
-
Evakuohen 79 civilë nga Mariupoli, për herë të parë që nga bllokimi i tij
-
Kryqi i Kuq arrin të largojë të sigurt më shumë se 1.000 banorë nga Mariupoli
-
3.376 civilë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare sot në Ukrainë