Liderët evropianë janë pajtuar njëzëri në samitin e mbajtur të enjten në Bruksel që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, shkruan BBC.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian është thënë se “Bashkimi Evropian do të shpejtojë mobilizimin e instrumenteve dhe financimeve të nevojshme për të forcuar sigurinë e Bashkimit Evropian dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë”.
Dokumenti i dakorduar midis liderëve në qendër ka planet që tejkalojnë kufizimet aktuale në shpenzimet e mbrojtjes.
Liderët gjithashtu ranë dakord që duan të shqyrtojnë planet e paraqitura nga Komisioni Evropian këtë javë për hua deri në 150 miliardë euro për shtetet anëtare. Ata kanë mirëpritur lëvizjet e Bankës Evropiane të Investimeve dhe investitorëve të tjerë privatë që ndihmojnë vendet e Bashkimit Evropian të investojnë më shumë në mbrojtje.
-
Udhëheqësit evropianë zotohen për mbrojtjen e bllokut dhe të Ukrainës
-
Deklarata e përbashkët e liderëve të NATO-s: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
-
“Paratë sot ose gjakderdhje nesër”, kryeministri polak paralajmëron BE-në
-
Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Bruksel për të vendosur për financimin e Ukrainës
-
Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin