Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Libani synon kredi për rimëkëmbjen energjetike

Qeveria e përkohshme e Libanit ka miratuar hapjen e linjave kreditore në vlerë prej 116 milionë dollarësh për të rregulluar rrjetin e dëmtuar të energjisë elektrike.

Shteti në krizë të thellë ekonomike në dy vjetët e fundit, është përballur me krizë të madhe energjetike që ka vështirësuar jetën publike.

Kjo krizë energjetike ka përkeqësuar gjendjen ekonomike që ka lënë në varfëri tre të katërtat e popullsisë së Libanit.

Në ditët e sotme, libanezët furnizohen me vetëm një orë energji elektrike teksa miliona prej tyre janë mbështetur te furnizuesit e shtrenjtë të gjeneratorëve për të furnizuar shtëpitë e tyre me energji elektrike.

Kompania shtetërore e energjisë elektrike ka tharë arkat e shtetit në dekadat e fundit, duke i kushtuar qeverisë deri në 40 miliardë dollarë, ndërkaq humbjet vjetore janë 1.5 miliardë dollarë.

Dy termocentralet e Libanit shpesh janë prishur dhe mirëmbajtja e tyre ka kushtuar.

Edhe Kriza ekonomike, gaz lotsjellës ndaj ushtarëve të pensionuar në Liban Botë Kriza ekonomike, gaz lotsjellës ndaj ushtarëve të pensionuar në Liban

Banka Botërore dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar kanë deklaruar se rindërtimi i sektorit energjetik është reformë kyç për Libanin drejt rimëkëmbjes ekonomike.

Qeveria synon të shpenzojë 62 milionë dollarë për furnizim me naftë në port dhe 54 milionë të tjerë për mirëmbajtjen e termocentraleve.