Armata e Libanit sot ka shpallur se e ka lansuar një fushatë ushtarake, që është pritur për një kohë të gjatë, kundër grupit ekstremist, Shtetit Islamik (IS), në një enklavë afër kufirit verilindor të Libanit me Sirinë.
Njëherësh, grupi shiit në Liban, Hezbollah, ka shpallur se së bashku me ushtrinë siriane, e ka filluar një operacion në pjesën perëndimore të malit Kalamoun.
Ushtria libaneze tha se po e sulmonte grupin e IS-it nga brendia e territorit të saj dhe se ka koordinim me ushtrinë siriane dhe Hezbollahun në këtë operacion.
Në një konferencë për shtyp, që transmetohej në televizion, një zëdhënësi i ushtrisë së Libanit tha se operacioni do të vazhdoj derisa ushtria ta ripërtërijë kontrollin e pjesës së fundit të kufirit libanezo-sirian, që mbetet nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).
Çfarëdo operacioni i përbashkët i ushtrisë libaneze me Hezbollahun dhe me ushtrinë siriane,do të jetë i ndjeshëm politikisht në Liban, pasi Libani merr ndihmë të konsiderueshme nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Uashingtoni e klasifikon Hezbollahun, e mbështetur nga Irani, si grup terrorist.
-
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
-
Ushtria libaneze dislokohet në një "zonë pilot" pas tërheqjes izraelite
-
Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë sulmet pavarësisht armëpushimit
-
Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për armëpushim
-
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes