Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani mbështet Hezbollahun, mbetet në pikëpyetje marrëveshja më e gjerë e paqes

iran

Foto: Associated Press

Irani e ka rikonfirmuar mbështetjen për aleatin e tij në Liban, Hezbollahun, duke kërkuar që Izraeli të tërhiqet nga jugu i Libanit. Këto deklarata janë dhënë në një moment kur po diskutohen përpjekje për një marrëveshje të përkohshme për t’i dhënë fund konfliktit më të gjerë në rajon, që përfshin edhe Shtetet e Bashkuara dhe Iranin.

Teherani zyrtar ka bërë të ditur se një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut është kusht për çdo marrëveshje të mundshme me Uashingtonin, që do të synonte zgjidhjen e krizës rajonale dhe rifillimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Valët më të fundit të luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit nisën në fillim të marsit, dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kryen sulme ndaj Iranit. Hezbollahu deklaroi se veprimet e tij ishin në mbështetje të Teheranit.

“Kjo luftë do të përfundojë vetëm kur të përfundojë edhe në Liban”, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në një intervistë për televizionin Al Mayadeen.

Sipas tij, përfundimi i luftës në Liban duhet të shoqërohet me tërheqjen e forcave izraelite nga territoret që ato kanë pushtuar.

Deklaratat vijnë pas refuzimit nga lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja mes Izraelit dhe qeverisë libaneze për ndaljen e luftimeve. 

Sipas këtij plani, nuk parashikohej tërheqje e menjëhershme e Izraelit, ndërsa Hezbollahu nuk kishte marrë pjesë në negociata.

Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar sulmet në jug të Libanit dhe ka deklaruar se nuk do t’i tërheqë trupat e tij dhe as nuk do të ndalë operacionet ushtarake në territorin libanez.