22:43 - Lavrov: Takimi Putin – Zelensky do të mbahet kur të ketë më tepër qartësi
Lavorv i është përgjigjur gazetarëve serbë nëpërmjet një videokonference, raporton agjencia AP.
Lavrov ka thënë se takimi Putin – Zelensky do të kishte efekt të kundërt po të mbahej tash.
22:30 - Numri i të vdekurve në Mariupol ka kaluar shifrën 5000
Edhe
Lavrov: Do të vazhdojmë t’i qëllojmë vendet e ushtrisë ukrainase
Boichenko ka thënë se së paku 210 fëmijë kanë vdekur që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.
20:08 - Inteligjenca amerikane: Abramovichi u sëmur për shkak të faktorit “mjedisor” e jo helmimit
Një zyrtar amerikan ka thënë se inteligjenca sugjeron se miliarderi rus, Roman Abramovich dhe negociatorët e paqes ukrainas janë sëmurë për shkak të një faktori mjedisor dhe jo helmimit, raporton Reuters.
Deklarata vjen pasi Wall Street Journal dhe gazeta investigative Bellingcat raportuan se Abramovich dhe negociatorët kishin vuajtur simptoma të helmimit të dyshuar në fillim të këtij muaji pas një takimi në Kiev.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
19:16 - Klitschko: Mbi 100 civilë u vranë në Kiev
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se më shumë se 100 njerëz u vranë në kryeqytet që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës.
Ai shtoi se 82 ndërtesa të larta janë shkatërruar në Kiev që nga shpërthimi i luftës, raporton BBC.
“Katër fëmijë në qytet u vranë dhe 16 fëmijë janë në spital”, tha Klitschko.
Ai shtoi se qeveria nuk kishte arritur të identifikonte më shumë se 20 trupa në Kiev.
19:14 - Abramovich dyshohet se u helmua në bisedimet Ukrainë-Rusi
Zëdhënësi i miliarderit Roman Abramovich ka konfirmuar se oligarku rus dyshohet se ishte helmuar në fillim të muajit pas bisedimeve për paqe me negociatorët ukrainas.
Ata nuk konfirmuar se kush tjetër ishte në shënjestër ose cili ishte burimi i sulmit, raporton BBC.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
18:45 - Rusia thotë se ka goditur 41 objekte ushtarake të Ukrainës në 24 orët e fundit
Forcat e Vladimir Putinit kanë goditur 41 objekte ushtarake ukrainase në 24 orët e fundit, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.
Shifra nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, thotë Sky News.
Trupat e Moskës kanë shkatërruar gjithashtu depo të mëdha municionesh në rajonin Zhytomyr të Ukrainës, që sipas saj po përdoreshin për të furnizuar trupat ukrainase që mbronin periferitë e kryeqytetit të Kievit, ka shtuar Ministria ruse e Mbrojtjes.
16:57 - Ukraina thotë se e ka rimarrë nën kontroll Irpinin
Qyteti, që është 20 kilometra larg kryeqendrës Kievit, ka qenë pjesë ku janë zhvilluar luftime të ashpra që kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt.
16:47 - Ukraina: Rusia po planifikon sulme nga deti
“Disa nga anijet e flotës detare të Federatës Ruse janë futur në zonën e mbyllur, me gjasë për të kryer sulme raketore kundër objekteve në Ukrainë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
Forcat ruse janë duke u përqendruar në mbajtje të pozicioneve të tyre dhe po tentojnë të rigrupohen në mënyrë që të rrisin kapacitetet ofensive.
Alexander Rodnyansky, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të saj, derisa shtoi se aktualisht presioni është mbi Rusinë.
Rodnyansky deklaroi për BBC-në të hënën se Ukraina nuk do të “sakrifikonte” integritetin e saj territorial, ndërsa për forcat ruse tha se janë dobësuar.
“Është e qartë, morali i tyre është aq i ulët sa nuk mund t’i mbajnë as furnizimet as logjistiken e tyre. Nëse i pyet njerëzit që jetojnë në këto zona, ata nuk do të donin të jetonin në Rusi. Si mund t’i lëmë ne ata”, deklaroi Rodnyansky.
13:55 - Kremlini: Deklaratat e Bidenit për Putinin, shqetësuese
Kremlini është i shqetësuar nga komentet e presidentit amerikan, Joe Biden, për homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën zëdhënësi Dmitry Peskov, njofton CNN.
Gjatë një vizite në Poloni, Bideni ka thënë se Putini nuk duhet të mbetet më në pushtet.
Deklarata e tij u sqarua më pas nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, të cilët thanë se presidenti i SHBA-së nuk bëri thirrje për ndryshim regjimi në Moskë.
Mirëpo, kësaj deklarate të Bidenit, i është përgjigjur Kremlini duke thënë se “sundimtari i Rusisë nuk duhet të vendoset nga Bideni”.
"Këto deklarata sigurisht që shkaktojnë shqetësim. Do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër deklaratat e presidentit amerikan”, ka thënë Peskov të hënën gjatë një konference për media.
13:49 - Kremlini: Bisedimet Rusi-Ukrainë mund të nisin më 29 mars
Kremlini tha se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi të martën, më 29 mars dhe se sipas Moskës, është e rëndësishme që të ketë takime sy më sy, meqë ka pasur mungesë të përparimit në bisedime deri më tash.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan që Stambolli të ishte nikoqir i raundit të ri të bisedimeve, që Turqia shpreson se do të çojë në një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë.
Turqia tha se bisedimet mund të nisin të hënën, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ka pak gjasa që negociatorët të arrijnë në Turqi të hënën. Lajmin e plotë, lexoje KËTU.
Edhe
Zelensky paralajmëron të thërrasë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
13:18 - Ukraina: Rusët po rigrupohen, por “nuk po mund të përparojnë”
Forcat ruse po rigrupohen, por nuk po mund të përparojnë askund në Ukrainë, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes.
Hanna Malyar tha se forcat ruse po tentojnë të forcojnë pozicionet që veçse i kanë nën kontroll, por nuk po janë në gjendje të thyejnë mbrojtjen e Kievit. Ajo tha se forcat ruse “nuk kanë shpresë që ta marrin kontrollin e kryeqytetit” ukrainas.
“Deri më sot, armiku po rigrupon forcat e tij, por ata nuk po mund të përparojnë askund në Ukrainë”, tha ajo.
Një numër i njësive ushtarake ruse janë kthyer në Bjellorusi, përmes Çernobilit, për t’u rigrupuar dhe pas humbjeve të mëdha, pretendoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Përmes një postimi në Facebook, Shtabi tha se njësitë mund të rikthehen në përpjekje për të rrethuar kryeqytetin ukrainas, Kiev./REL/
11:59 - Zelensky i gatshëm për referendum për neutralitet të Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur i gatshëm për referendum popullor që do të mund të lejonte ndryshimin e Kushtetutës për të marrë status neutral ushtarak brenda disa muajsh.
Sipas Zelenskyt, ky referendum do të mund të bëhej më shpejtë sesa procedurat parlamentare për ndryshime kushtetuese.
"Ndryshimet e statusit dhe garancitë e sigurisë nënkuptojnë një status neutral, ky është një ndryshim kushtetues. Këto janë dy seanca të Parlamentit, që do të thotë një vit kohë. E imagjinoni sa mund të zgjasë e gjithë kjo? Një referendum është një hap më i shpejtë. Sepse vetëm populli mund të vendosë që do të ketë një status dhe garanci të tilla”, ka thënë Zelensky në një intervistë me gazetarë rusë, raportoi të hënën “InterFax”.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
11:25 - Kryebashkiaku bën thirrje për evakuimin e plotë të Mariupolit: 160.000 civilë të bllokuar
Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, është në prag të katastrofës humanitare dhe duhet të evakuohet plotësisht, ka thënë kryetari i këtij qyteti, Vadym Boichenko.
“Rreth 160.000 civilë janë bllokuar në qytet pa energji”, ka njoftuar të hënën kryebashkiaku Boichenko.
Ai ka shtuar se 26 autobusë po prisnin për të evakuuar civilët, por forcat ruse nuk kishin rënë dakord t'u jepnin atyre garanci për kalim të sigurt.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
11:06 - Britania kërkon nga sektori publik të ndërpresë kontratat me kompanitë ruse e bjelloruse
Kabineti qeveritar i Mbretërisë së Bashkuar ka nxjerr të hënën një varg politikash prokurimi për organizatat e sektorit publik që kanë kontrata me furnizues rusë ose bjellorusë, duke u kërkuar atyre t’i anulojnë ato kontrata.
“Udhëzimi i lëshuar sot për ekipin blerës të sektorit publik rekomandon që organet publike, duke përfshirë departamentet qeveritare dhe spitalet, të kërkojnë menjëherë të identifikojnë çdo kontratë me kompani ruse dhe bjelloruse dhe nëse është e mundur të ndërrojnë furnizuesit, të ndjekin rrugët ligjore për anulimin e tyre”, thuhet në deklaratë, raporton The Guardian.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
10:45 - Forcat ruse largohen nga qyteti ukrainas Slavutych
Forcat ruse janë larguar nga qyteti ukrainas Slavutych, ku është zhvendosur personeli i Termocentralit bërthamor të Chernobylit në fund të viteve ’80.
Kryebashkiaku Yuri Fomichev tha të hënën se “forcat ruse kanë përfunduar detyrën e tyre për vëzhgimin e qytetit”.
"Ata përfunduan punën që kishin vendosur ta bënin. Vëzhguan qytetin, sot mbaruan së punuari dhe u larguan nga qyteti. Nuk ka asnjë në qytet tani”, ka thënë kryebashkiaku i qytetit verior në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, raportoi Reuters.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
9:49 - CNN: Lufta në Ukrainë pritet të sjellë më shumë gjak e vuajtje
Lufta në Ukrainë pritet të kalojë në një fazë të re, shumë më të përgjakshme, derisa luftimet mund të jenë edhe më të ashpra. Nga ky avancim, humbëse pritet të dalë Rusia, thuhet në një analizë të CNN-it të hënën.
Mospërparimi rus në territorin ukrainas edhe pas një muaji luftime, i ka shkaktuar probleme me furnizime, e vuajtjet e rusëve do të jenë më të mëdha. Ushtria ruse po përpiqet t'i kompensojë humbjet në terren nëpërmjet përdorimit të shtuar të forcave raketore dhe zjarrit indirekt nga artileria. Lajmi i plotë dhe i detajuar KËTU.
8:07 - Forcat ukrainase i zmbrapsin pesë sulme ruse në Donetsk e Luhansk
Forcat ushtarake ukrainase thanë se pesë sulme të forcave ruse në Donetsk dhe Luhansk janë zmbrapsur, raportoi the TheGuardian të hënën.
Në Donetsk dhe Luhansk, ku ka më tepër banorë rusë, ukrainasit i shkatërruan dy tanke, një automjet këmbësorie, katër avionë, një helikopterë dhe dy dronë UAV.
Ndërkohë mediumi britanik raportoi se ukrainasit po marrin kontrollin e rrugëve dhe vendbanimeve kryesore në qytetin e Kievit, nga veriperëndimi dhe lindja.
7.56 - Nxënësit ukrainas në Kiev i kthehen procesit mësimor
Nxënësit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, pritet t’i kthehen të hënën mësimit, por jo fizikisht në objekte të shkollave.
Mësimi do të mbahet përmes platformave online.
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, njoftoi të dielën për rinisjen e procesit mësimor, duke thënë se orët mësimore do të “përshtaten me kushtet aktuale, duke përdorur platforma të ndryshme mësimore”.
“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake”, u shpreh ai në rrjetin social Telegram.
Ukraina është në luftë tash e një muaj. Rusia ka nisur pushtimin e këtij vendi më 24 shkurt, ndërkohë që kryeqendra Kievi është ndër zonat më të dëmtuara për shkak të granatimeve nga ana e forcave ruse. Deri më tash, forcat ukrainase nuk kanë lejuar që Kievi të bien në duart e forcave ruse.
Edhe
Zelensky: Çdo ditë po gjejmë varre të reja masive
"Ata (rusët v.j.) po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!", shtoi ai.
OKB-ja vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve të Ukrainës janë larguar nga vendi gjatë luftës, shkruan BBC-ja.