Kryetari i qytetit ukrainas Irpin ka thënë se forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll të plotë qytetin të hënën, raporton BBC.
Qyteti, që është 20 kilometra larg kryeqendrës Kievit, ka qenë pjesë ku janë zhvilluar luftime të ashpra që kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt.
“Ne kemi lajm të mirë – Irpini është çliruar”, ka thënë kryetari Oleksandr Markushyn, në një video të postuar në rrjetet sociale. “Ne e kuptojmë se do të ketë më tepër sulme në drejtim të qytetit tonë dhe do të mbrohemi me trimëri”.
Artikuj të ngjashëm
-
Rreth 300 persona janë vrarë në Irpin para se qyteti të rikthehej nën kontrollin ukrainas
-
Rusia pretendon se ia ka marrë nga kontrolli Ukrainës një fshat në rajonin e Kurskut
-
Rusia merr nën kontroll qytetin kyç në lindje të Ukrainës
-
Zelensky: Kontroll i plotë i qytetit rus Sudzha, kemi ngritur edhe administratë ushtarake
-
Ukraina pretendon se ka marrë nën kontroll 1000 kilometra katrorë të territorit rus