Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lavrov në Shkup në Samitin e OSBE-së, injoron mediat

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, nuk u ndal për deklaratë para gazetarëve gjatë hyrjes së tij në sallën “Boris Trajkovski”, ku po mbahet Këshilli i 30-të Ministror i OSBE-së.

Lavrovit megjithëse iu bënë disa pyetje nga gazetarët, ai u largua pa u përgjigjur.

E kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vlerëson se pjesëmarrja e Lavrovit në Takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, nuk është fitore e Rusisë, por sipas tij është fitore e OSBE-së. Kovaçevski madje tha se nuk do të ketë takim me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov.

“Një ngjarje e rëndësishme. Falënderoj Ministrinë e Jashtme për kryesimin e suksesshëm. Në mbledhjen e sotme do të konfirmohen vendimet që tanimë bisedohen në nivel të ambasadorëve. Organizata po ballafaqohet me sfida të shumta përfshi edhe agresionin rus në Ukrainë. Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, por është fitore e OSBE-së. Me këtë OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë. Nëse OSBE-ja e ndihmoi Maqedoninë e Veriut 30 vjet më parë, sot Maqedonia e Veriut ndihmon OSBE-në të jetë organizata më e madhe rajonale e sigurisë në Evropë. Shpresoj se vendimet e marra në nivel të ambasadorëve do të konfirmohen dhe se OSBE-ja do të vazhdojë të punojë me sukses”, tha Kovaçevski, raporton “Alsat-M”.

Në prag të Samitit të OSBE-së në Shkup në darkën joformale morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Përfaqësuesin e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Por, ata u larguan nga Shkupi para se të arrinte ministri i jashtëm rus Lavrov.

Edhe Kryediplomatët injorojnë Lavrovin në Shkup Botë Kryediplomatët injorojnë Lavrovin në Shkup

Borrell tha se e kupton pakënaqësinë e shumë vendeve për ardhjen e Lavrovit në Shkup.

“Por, Lavrov duhet ta dëgjojë nga të gjithë, pse ne e dënojmë dhe e izolojmë Rusinë. Është mundësi e mirë për të dëgjuar drejtpërdrejtë nga pjesëmarrësit e takimit, se pse Rusia është dënuar nga izoluar. Dhe më pas mund të kthehet dhe t’i thotë shefit të tij në Kremlin që BE-ja dhe OSBE-ja do të mbeten të bashkuara kundër sjelljes agresive të Rusisë”, deklaroi Borrell, që po ashtu tha se duhet të kthehet në Bruksel për takime tjera.