Kryediplomatët nga më shumë se 50 shtete kanë arritur në Shkup për Samitin e OSBE-së, teksa shumë diplomatë të tjerë kanë bojkotuar takimin për shkak të prezencës së ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nuk kanë marrë pjesë në bisedime për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit dhe luftës ruse në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është ndalur shkurt në Shkup për këtë takim por është nisur menjëherë drejt Izraelit. Ai nuk është takuar me Lavrovin, i cili ka arritur të mërkurën vonë.
Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO-s, është kryesuese e OSBE-së deri më 31 dhjetor, ka lejuar përkohësisht fluturimet nga BE-ja për të mundësuar aterrimin e Lavrovit.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vlerëson se pjesëmarrja e Lavrovit në Takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup nuk është fitore e Rusisë por, sipas tij, është fitore e OSBE-së. Kovaçevski madje tha se nuk do të ketë takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Në prag të Samitit të OSBE-së në Shkup, në darkën joformale të mërkurën morën pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfaqësuesin e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, dhe ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Por, ata u larguan nga Shkupi para se të arrinte ministri i Jashtëm rus Lavrov.
Borrell ka thënë se e kupton pakënaqësinë e shumë vendeve për ardhjen e Lavrovit në Shkup.
Vizita e kryediplomatit rus është e rrallë në një shtet të NATO-s qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.
Ai ka vizituar edhe Turqinë, e cila nuk i ka ndaluar fluturimet nga Rusia.
Gjatë Samitit të OSBE-së që zgjat dy ditë, do të diskutohet e ardhmja e organizatës dhe sfidat me të cilat përballet.