Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka mohuar se presidenti i vendit, Vladimir Putin, është i sëmurë rëndë, siç është raportuar shpesh kohëve të fundit në media të ndryshme.
Lavrov u tha mediave franceze se "njerëzit normalë nuk mund të shohin te Putini shenja të ndonjë sëmundjeje", përcjell Guardian të hënën.
Lavrov tha se Putini, i cili do të mbushë 70 vjeç në tetor, është shfaqur në publik çdo ditë.
“Mund ta shikoni në ekrane, të lexoni dhe dëgjoni fjalimet e tij”, tha Lavrov.
Ai komentoi gjithashtu akuzat e shumta se presidenti rus vuan nga kanceri.
“Unë ia lë në ndërgjegjen e atyre që përhapin thashetheme të tilla”, shtoi ministri i jashtëm rus.
Shëndeti dhe jeta private e Putinit janë tema thuajse tabu në Rusi.