Policia e New Yorkut ka dështuar të përmbajë turmën prej mijëra njerëzve në Union Square të Manhattanit pas lajmit se një i famshëm i internetit do të jepte falas një konzolë “Playstation”.
Kështu ka nisur edhe përleshja mes qindra prej tyre që po prisnin për të marrë këtë pajisje kompjuterike. Shkaku i kësaj tollovie trafiku ishte bllokuar tërësisht.
Kai Cenat me 6.5 milionë ndjekës në platformën e transmetimeve “Twitch” kishte publikuar një fotografi në të cilën thuhej se do të jepeshin falas një kompjuter dhe një playstation në një park të premten.
Artikuj të ngjashëm
-
Tollovia në New York - “Youtuberi” akuzohet për nxitje të trazirave
-
“Valve” prezanton konzolën që do t'i rivalizojë Xbox-in dhe PlayStation-in
-
Tre të plagosur nga të shtënat në Times Square të New Yorkut
-
Vendosen tarifa për hyrje me makinë në qendër të New Yorkut
-
Mister në metronë e New Yorkut, gjendet një këmbë njeriu