Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vendosen tarifa për hyrje me makinë në qendër të New Yorkut

new York - rruga

Zyrtarët e New Yorkut kanë vendosur tarifa për makinat që hyjnë në qendër të qytetit – masa e parë të tillë në ndonjë qytet në Shtetet e Bashkuara.

Shoferët e makinave do të paguajnë 9 dollarë në ditë, dhe tarifa do të dallojë varësisht prej mjetit ngasës dhe orarit të qarkullimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hyrja do të jetë me pagesë në qarkun e parkut qendror, dhe pjesën e vizituar aq shumë nga turistët, rreth ndërtesës Empire State, afër Sheshit Times, dhe qarkut financiar – Wall Street.

Kjo skemë synon t’i zvogëlojë problemet e mëdha me trafik në New York dhe të mbledhë miliarda dollarë për rrjetin publik të transportit, ndonëse është kritikuar ashpër nga banorët e New Yorkut, përfshirë presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili është zotuar se do t’i japë fund kësaj skeme kur të marrë zyrtarisht pushtetin këtë muaj.

Kundërshtime të mëdha kanë pasur edhe asociacionet e kompanive të taksive.

Vitin e kaluar, qyteti i New Yorkut është shpallur qyteti me zonën urbane më të ngarkuar, për të dytin vit me radhë.

Makinat në qendrën e qytetit, Manhattan, kanë votuar me shpejtësi 17 kilometra në orë, në periudhën e pikut të qarkullimit./Euronews Albania