“Youtuberi” i njohur Kai Cenat është akuzuar për nxitje të trazirave pasi oferta e tij se do të jepte “PlayStation” falas shkaktoi një prej tollovive më të mëdha në New York gjatë javës së kaluar.
21-vjeçari me miliona ndjekës nëpër platformat sociale është shprehur i zhgënjyer me atë që ka ndodhur në një shesh në Manhattan.
Mijëra fansa të Cenatit kanë dalë në shesh me shpresën se do të merrnin “Playstation” falas, por situata ka dalë nga kontrolli dhe policia e New Yorkut është detyruar të reagojë për të shpërndarë turmën.
Të rinjtë e mbledhur në Union Square Park kanë dëmtuar disa vetura dhe autobusë. Policia ka deklaruar se dhjetëra persona janë lënduar, përfshirë katër që janë dërguar në spital.
Ndërkaq janë arrestuar 65 persona. Cenat, i cili nuk kishte leje për tubimin në shesh, është arrestuar për nxitje të trazirave. Më 18 gusht pritet të dalë para gjykatës.
-
Lajmi për “Playstation” falas trazon Manhattanin
-
Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje
-
Skandal me baste në NBA, arrestohen më shumë se 30 persona
-
Tre të plagosur nga të shtënat në Times Square të New Yorkut