Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhave 50 euro duke filluar nga ky muaj, për faktin se një numër i madh i tyre janë dëmtuar nga boja e lëshuar nga “sistemet kundër vjedhjes” të instaluara në bankomate, raporton portali “20minutos”.
Edhe pse këto kartëmonedha janë padyshim më të përdorurat në Spanjë, përveç atyre nga 20 euro, ato janë më së shpeshti të falsifikuara, dhe janë më të ekspozuara ndaj efekteve të “sistemit kundër vjedhjes”.
Sistemi i sigurisë kundër vjedhjes është një mekanizëm që instalohet në bankomate dhe që lëshon bojë të veçantë në kartëmonedhë nëse ka tentativë vjedhjeje, duke e bërë kështu të papërdorshme përgjithmonë.
Siç thuhet nga Banka Qendrore e Spanjës, kartëmonedhat 50 euro nuk duhet të përdoren më në asnjë transaksion.
Synimi i tërheqjes është mundësia më e vogël për mashtrim dhe për të falsifikuar përpara ardhjes së verës dhe sezonit turistik, kur përdorimi i parave të gatshme rritet.
Megjithëse shumica e spanjollëve, siç tregohet nga raporti i fundit i Bankës Qendrore, ende përdorin monedhën e letrës si formën kryesore të pagesës.
-
Frika nga krizat po i shtyn evropianët të mbajnë më shumë para të gatshme
-
BQK: 2.5 milionë monedha u tërhoqën nga qarkullimi
-
Zbulohet në Spanjë laboratori më i madh për falsifikimin e 2-euroshve
-
Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj
-
Shqipëria nis përgatitjet për ta zëvendësuar lekun me euro