Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Ovidio Guzman Lopez është arrestuar ditën e sotme nga policia, por vetëm për pak kohë pasi banda e tij e ka liruar menjëherë.

Policia është detyruar që të liroje 28-vjeçari, pasi karteli i drogës i kishte vënë flakën qytetit dhe e kishin shumë të vështirë që të largoheshin pa viktima.

Lexoni edhe: Luftë në Meksikë mes policisë dhe kartelit të drogës, lirohet djali i “El Chapo”

Kush është Ovidio Guzman Lopez?

Ovidio Guzman Lopez është djali i famëkeqit të drogës Joaquin Guzman, i cili njihet si “El Chapo”.

Edhe Djali i El Chapos ekstradohet në SHBA Botë Djali i El Chapos ekstradohet në SHBA

28-vjeçari është një nga katër fëmijët nga martesa e dytë e babait të tij.

Chapo kishte edhe0020dy gra të tjera dhe të paktën gjashtë fëmijë të tjerë, sipas raportimeve.

Ovidio është udhëheqësi i kartelit të fuqishëm Sinaloa. Ai dhe vëllai i tij i madh Ivan morën nën kontroll bandën e drogës pasi babai i tyre u kap dhe u ekstradua në SHBA në 2017.

Djemtë, të cilët njihen në vend si “Los Chapitos”, më parë mendohej se ishin në luftë me një nga themeluesit e organizatës, Ismel “El Mayo” Zambada i cili donte që ata të largoheshin nga organizata.

Edhe 17 anëtarë të familjes së El Chapos hyjnë në SHBA Botë 17 anëtarë të familjes së El Chapos hyjnë në SHBA

Sinaloa Cartel është e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe bandë krimi e organizuar, e cila u krijua në fund të viteve 1980./tch

{gallery}