Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Meksika ndalon ekstradimin e djalit të “El Chapos” në SHBA

Një gjykatës federal i Mexico City ndaloi ekstradimin e djalit të Joaquin "El Chapo" Guzmán, i dyshuar si lider i kartelit të drogës, Ovidio Guzmán, në Shtetet e Bashkuara të premten, një ditë pasi ai u arrestua në një operacion intensiv në Meksikën veriore që çoi në vdekjen e 29 personave.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ekstradimin e Guzmanit për trafik droge derisa patën ofruar deri në 5 milionë dollarë për informacionin që çon në kapjen e njeriut që ata thonë se është "një anëtar i lartë i kartelit Sinaloa", raportoi CNN-i të shtunën.

Të enjten, ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard konfirmoi se ekziston një urdhër arresti në SHBA i datës 19 shtator 2019, por tha se ekstradimi i mundshëm i Guzmanit nuk do të ishte i menjëhershëm për shkak të formaliteteve ligjore. Ai gjithashtu deklaroi se Guzmán ka procedura ligjore në vazhdim në Meksikë.

Sipas rrjetit Televisa dhe mediave të tjera meksikane, një tjetër gjykatës federal më vonë urdhëroi Guzmanin të qëndronte për 60 ditë në paraburgim me qëllim ekstradimi pas një seance dëgjimore në burgun federal të sigurisë maksimale “Altiplano” ku ai po mbahet.

 

Artikuj të ngjashëm