Djali i bosit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuzën e trafikut të drogës, njoftoi prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, shkruan BBC.
Ovidio Guzman dyshohet se drejtonte kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa të themeluar nga babai i tij së bashku me vëllain e tij. Ovidio akuzohet gjithashtu se urdhëroi vrasjen e një këngëtari që refuzoi të performonte në dasmën e tij.
Ai u arrestua në janar në shtetin verior meksikan të Sinaloas dhe ka qenë në paraburgim që atëherë.
“Ky veprim është hapi i fundit në përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të sulmuar çdo aspekt të operacioneve të kartelit”, ka thënë në deklaratën e ekstradimit, prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland.
Garland ka thënë se lufta kundër karteleve përfshin guxim të jashtëzakonshëm nga policia e Shteteve të Bashkuara dhe forcat e rendit dhe personeli ushtarak meksikan, shumë prej të cilëve dhanë jetën në ndjekje të drejtësisë. Garland falënderoi gjithashtu qeverinë meksikane për ndihmën e ekstradimit të Ovidit në SHBA.
Edhe
SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin famëkeq të kartelit meksikan të drogës
Ovidio Guzman është një nga katër fëmijët që El Chapo pati gjatë marrëdhënies së tij me Griselda Lopez në vitet 1980 dhe ‘90. Më i madhi prej tyre, Edgar, u vra në një shkëmbim zjarri më 2008.
El Chapo ka edhe fëmijë të tjerë nga martesat e tij dhe nga një lidhje e mëvonshme me Coronelin.
Ovidio Guzman, i njohur gjithashtu si “El Raton” (Miu), u arrestua jashtë qytetit të Culiacanit pas një operacioni mbikëqyrjeje gjashtëmujore.
29 persona vdiqën në konfliktin që shpërtheu më pas, me anëtarët e kartelit të tij që dogjën autobusët dhe veturat për të bllokuar rrugët për të parandaluar përforcimet e policisë që të arrinin në qytet.
Edhe
“El Mencho” u varros në arkivol të artë
Ovidio u dërgua me helikopter në Mexico City nga frika se karteli do të përpiqej të sulmonte kolonën policore nëse ai transportohej në rrugë.
Në qershor 2020, ai u arrestua për pak kohë nga forcat e sigurisë, por presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador i urdhëroi ata ta lironin “në mënyrë që të mos rrezikohej popullata” pasi persona të armatosur nga Sinaloa dogjën autobusët dhe u përfshinë në përleshje me policinë dhe ushtarët. Ai u fsheh për 18 muajt e ardhshëm përpara se të arrestohej përsëri në janar 2023.