Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

29 të vrarë pas arrestimit të djalit të El Chapos

Njëzet e nëntë persona janë vrarë gjatë arrestimit të djalit të mbretit meksikan të drogës El Chapo, shkruan BBC.

Ovidio Guzmnn-Lopez - vetë supozohet se ishte udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij - u kap në Culiacan dhe u dërgua në Mexico City të enjten.

Gjatë arrestimit të 32-vjeçarit, 10 ushtarë dhe 19 të dyshuar u vranë, kanë thënë zyrtarët.

Si hakmarrje për arrestimin, anëtarët e bandës ngritën blloqe rrugësh, u vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal.

35 personel të tjerë ushtarakë u plagosën dhe 21 persona të armatosur u arrestuan, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval, në një konferencë për shtyp të premten.

Guzman-Lopez - i vetëquajtur "Miu" - akuzohet se ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij. Është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.

Babai i tij, Joaquin "El Chapo" Guzman, po vuan dënimin me burg të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. Gjyqi i tij zbuloi disa nga detajet brutale se si funksionojnë kartelet e drogës në Meksikë.

Edhe Tre të vdekur nga trazirat në Meksikë pas arrestimit të djalit të “El Chapos” Botë Tre të vdekur nga trazirat në Meksikë pas arrestimit të djalit të “El Chapos”

SHBA-ja ka luajtur rol të rëndësishëm në arrestimin e Guzman-Lopezit.

Sipas Departamentit të Shtetit, ai dhe vëllai i tij Joaquin aktualisht kanë në pronësi afërsisht 11 laboratorë të metamfetaminës në shtetin meksikan të Sinaloas, duke prodhuar rreth 1.300-2.200 kg të drogës në muaj.

SHBA-ja ka informata se Guzman-Lopez urdhëroi vrasjen e informatorëve, një trafikanti droge dhe një këngëtari të njohur meksikan, i cili refuzoi të këndonte në dasmën e tij.