Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kurdët varin “Erdoganin kukull” në Stokholm, Suedia ka frikë për irritimin e Turqisë

Turqia thirri ambasadorin suedez në Ankara për shkak të protestës së djeshme nga kurdët në Stokholm, ku një kukull e presidentit Recep Tayyip Erdogan u var në qendër të kryeqytetit.

Suedia i ka kërkuar Turqisë miratimin për t'u anëtarësuar në NATO, për të cilën ajo aplikoi pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Ankaraja ka thënë se Suedia duhet të mbajë një qëndrim më të qartë kundër atyre që Turqia i sheh si terroristë, kryesisht militantëve kurdë dhe organizatave që i fajëson për një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.

Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në vitin 2022 që synon të kapërcejë kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e tyre në NATO.

Staffan Herrstrom, ambasadori i Suedisë në Turqi, u thirr në Ministrinë e Jashtme të enjten dhe u informua mbi reagimin e Ankarasë, ka thënë një burim diplomatik turk, raporton Reuters.

“U theksuan pritshmëritë tona që autorët e incidentit të identifikohen, të zbatohen proceset e nevojshme dhe Suedia të mbajë premtimet e saj”, ka thënë burimi.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson dënoi protestën kurde dhe vlerësoi se ishte sabotim i ofertës së Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO.

Edhe Kryeministri suedez: Varja e “Erdoganit kukull” është sabotim i përpjekjeve tona për të qenë në NATO Botë Kryeministri suedez: Varja e “Erdoganit kukull” është sabotim i përpjekjeve tona për të qenë në NATO

Kristerson ka thënë për TV4 të Suedisë se ishte "jashtëzakonisht serioze" të kryhej një "veprim i tillë i një lideri të huaj, të zgjedhur në mënyrë demokratike".

"Unë do të thoja se ky është një sabotim kundër aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO. Kjo sjellje është e rrezikshme për sigurinë e Suedisë", ka thënë kryeministri.