Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Turqisë janë pothuajse inekzistente pas incidentit në Stokholm, në të cilin ekstremisti i djathtë danez Rasmus Paludan i vuri zjarrin një kopje të Kuranit javën e kaluar.
Për shkak të këtij incidenti, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërcënoi se do t'i jepte fund bisedimeve për hyrjen e Suedisë në aleancën e NATO-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse nuk tregoni respekt për Republikën e Turqisë apo besimet fetare të myslimanëve, atëherë nuk mund të merrni asnjë mbështetje nga ne për çështjen e NATO-s”, ka thënë Erdogan në Ankara.
Në kryeqytetin e Suedisë, më pas shpërthyen protesta të mëdha nga turqit dhe myslimanët të cilët treguan rebelimin e tyre kundër këtij akti të turpshëm.
Me këtë rast, ambasada suedeze ka paralajmëruar të shtunën qytetarët e saj në Turqi që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin turmat dhe tubimet në këtë vend.
“Suedezëve në Turqi u kërkohet të monitorojnë zhvillimet dhe të shmangin tubimet dhe protestat e mëdha”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme suedeze në faqen e saj të internetit në udhëzimet për qytetarët e saj jashtë vendit.
Gjithashtu u bë e ditur se “në ditët në vijim mund të pritet vazhdimi i protestave përpara ambasadës në Ankara dhe konsullatës së përgjithshme në Stamboll”.