Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë se protestuesit kundër Erdoganit dhe islamofobët që kanë nxitur pakënaqësi te Turqia dhe kanë kërcënuar anëtarësimin e Suedisë në NATO janë “idiotë të dobishëm për forcat që duan ta shohin keq shtetin skandinav.
Në një konferencë për media pas takimit me liderët e partive suedeze, Kristersson ka thënë se ngjarjet e javëve të fundit në Stokholm e kanë bërë të qartë se sa komplekse është mbrojtja e sigurisë dhe sa të lidhua janë ngjarjet kombëtare me ngjarjet e mëdha ndërkombëtare.
Në muajin janar, protestuesit kundër Turqisë përplasën Ankaranë dhe Stokholmin në kohën kur Suedisë i duhet miratimi i Turqisë për t’u bashkuar me NATO-n.
Fillimisht pati protesta nga kurdët kundër presidentit turk Erdogan pastaj një aktivist i krahut të djathtë dogji Kuranin në protestën para Ambasadës turke në Stokholm. Kryeministri suedez ka thënë se aktorë të huaj dhe shtetërorë kanë përdorur protestat në Suedi për ta përkeqësuar situatën.
-
Kurdët varin “Erdoganin kukull” në Stokholm, Suedia ka frikë për irritimin e Turqisë
-
Kurdët e Suedisë i druhen marrëveshjes me Turqinë për anëtarësim në NATO
-
Kryeministri suedez do të takohet me Orbanin për t’i dhënë fund bllokimit të anëtarësimit në NATO
-
Parlamenti turk nis debatin për miratimin e aplikimit të Suedisë për NATO
-
Rëndësia e anëtarësimit të Suedisë në NATO