Kulla e Aifelit në Paris është rihapur të dielën pas një mbylljeje gjashtëditore shkaku i grevës së punonjësve. Punonjësit kanë kërkuar mirëmbajtje më të mirë të monumentit historik, tek i cili kanë nisur të shfaqen gjurmë ndryshku, dhe po ashtu kanë kërkuar rritje të pagave.
Operatori i Kullës së gjatë 330 metra tha në një deklaratë se u arrit marrëveshje me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, pasi premtoi se do të ndajë “një investim ambicioz prej 380 milionë eurosh deri në vitin 2031” për punët e rinovimit.
Javën e ardhshme, po ashtu, pritet të nisin negociatat për paga dhe pritet të përfundohen muajin e ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Kulla e Ajfellit rihapet pas një greve gjashtëditore
-
Kulla Eiffel mbyllet pasi punonjëseve gra iu kërkua largimi gjatë vizitës së një grupi fetar hindu
-
Kulla e Eiffelit dhe Muzeu i Louvreit me orar të shkurtuar për shkak të nxehtit ekstrem
-
Zjarr në kullën Eiffel në Paris, evakuohen turistët
-
Alarmi për bombë shkakton evakuimin në Kullën Eifel