Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kufizimi i shpejtësisë në 30 km/h në qytetin italian shkakton protesta

Një argjendar në Bolonja, Itali, është bërë shoferi i parë që është gjobitur pas vendimit të ri për kufizimin e shpejtësisë në 30km/h.

Gjobat vendosen me shkeljen e shpejtësisë nga 36 km/h.

Bolonja është qyteti i parë i madh i Italisë që ka miratuar masë të tillë, e cila zbatohet për rrjetin e saj të rrugëve kryesore urbane, raportoi Guardian. 

“E dija që ishte dita e parë e vendimit, por po shkoja vetëm me 39 km/h dhe tani mbaj medaljen e të qenit i pari i gjobitur”, ka thënë Sergio Baldazzi, argjendari që u gjobit.

Ai pagoi 29 euro gjobën, sepse nëse nuk paguhet pesë ditët e para, gjoba rritet në 42 euro.

Edhe Cilat shtete kanë dënime më të ashpra për tejkalim shpejtësie? Auto Cilat shtete kanë dënime më të ashpra për tejkalim shpejtësie?

Kufizimi i shpejtësisë ka nxitur pakënaqësi te shoferët, të cilët kanë organizuar edhe protesta. Në shenjë pakënaqësie, automjetet u ndalën në rrugë rend, e shoferët e taksive kërcënuan se do rrisnin çmimet për shkak se tash duhej të vozitnin më ngadalë.

Kufizimi i mëparshëm i shpejtësisë ka qenë 50 km/h.