Një burrë u kap nga radari për tejkalim shpejtësie në shtetin amerikan të Georgias. Sipas raportimit të kanalit amerikan WSAV, shoferi ka qenë me shpejtësi rreth 145 km/h në vend të 90 km/h sa lejohet. Gjoba i ka shkuar në adresë të shtëpisë.
Por ai u trondit kur pa shumën e gjobës që duhet të paguajë për tejkalim shpejtësia – rreth 1.4 milionë euro.
Duke marrë parasysh shumën e madhe, burri thirri menjëherë gjykatën kompetente. As kjo nuk i kreu punë.
Por gjatë seancës në gjykatë, u konfirmua se gjoba ka ndodhur pas një gabimi softuerik.
Gjoba iu reduktua në 1 mijë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Voziti 212 km/h në rrugën Milot–Laç, shoferi gjobitet me 4 mijë euro
-
Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë
-
Shoferi në Zvicër gjobitet me 90,000 franga për tejkalim shpejtësie
-
Mërgimtari dënohet për tejkalim të shpejtësisë, Policia i njofton autoritetet zvicerane
-
Cilat shtete kanë dënime më të ashpra për tejkalim shpejtësie?