Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar të mërkurën se kufizimet e reja të SHBA-së mbi rolin e Rusisë dhe vendeve të tjera në biznesin e naftës së Venezuelës janë diskriminim i hapur.
Kremlini ka njoftuar se Moska zyrtare planifikon të kërkojë sqarime nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me kufizimet e reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDepartamenti i Thesarit i SHBA-së të martën ka lëshuar një licencë të përgjithshme për të lehtësuar eksplorimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit në Venezuelë, shkruan Reuters.
Licenca nuk autorizonte transaksione që përfshinin shtetas ose entitete ruse dhe kineze.
Lavrov ka thënë se Rusia është në kontakt me Uashingtonin për këtë çështje dhe donte të zhvillonte një punë me respekt të ndërsjellë "pa idenë e dominimit".