Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se bisedimet për “Brexit” janë në fazën e fundit, duke shpresuar edhe për një marrëveshje mes palëve.
Ajo shtoi se bisedimet janë jashtëzakonisht të vështira, por palët po punojnë për të bërë përparim. Pika më e vështirë e negociatave midis Britanisë dhe BE-së thuhet të jetë kufiri irlandez.
Të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur “kufirin e rreptë”, që ka të bëjë me infrastrukturën fizike si kamera apo roje midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së. Mirëpo, ato nuk mund po pajtohen për mënyrën si do veprohet. May do t’i drejtohet sot kabinetit të saj në lidhje me këtë çështje.
Britania duhet të dalë nga BE-ja në mars të vitit të ardhshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar për rënie të ekonomisë, nëse del nga BE-ja pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit.
-
Theresa May propozon marrëveshje të re për Brexitin
-
May planifikon një "ofertë të guximshme" për të arritur mbështetjen për Brexitin
-
May në diplomacinë e minutës së fundit për Brexit-in
-
Kryeministrja britanike organizon takim që mund të përcaktojë fatin e Brexit-it
-
May dhe BE-ja japin garanci të reja për Brexit-in