(Përditësuar - 16:50) - Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka kërkuar të hënën armëpushim të menjëhershëm në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve, raporton agjencia “Reuters”.
Shteteve të Bashkuara të Amerikës abstenuan nga votimi dhe 14 anëtarët e tjerë të Këshillit e votuan rezolutën, e cila ishte propozuar nga 10 anëtarët e zgjedhur.
“Palestinezët kanë vuajtur shumë. Kjo gjakderdhje ka vazhduar për një kohë të gjatë. Është obligimi ynë për ta ndaluar këtë gjakderdhje para se të jetë shumë vonë”, i ka thënë Këshillit pas votimit, ambasadori i Algjerisë në OKB, Amar Bendjama.
Agjencia “AP” ka raportuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar menjëherë një vizitë të planifikuar në Washington të një delegacioni të nivelit të lartë, për ta protestuar vendimin.
E ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se SHBA-ja ka abstenuar nga votimi për shkak se nuk bie dakord me gjithçka në rezolutë dhe se teksti nuk ka përmbajtur asgjë për dënimin e Hamasit.
Edhe
Dështon rezoluta e SHBA-së për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
“Mbështetja e SHBA-së ndaj këtyre objektivave nuk është vetëm retorike. Ne jemi duke punuar gjatë gjithë kohës për t’i bëjmë reale këto objektiva përmes diplomacisë, sepse ne e dimë se vetëm përmes diplomacisë mund ta qojmë përpara këtë agjendë”, ka thënë ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të tentojë ta miratojë të hënën rezolutën që kërkon armëpushimin e menjëhershëm në Gaza gjatë muajit të Ramazanit, ka raportuar “Associated Press”.
Kjo vjen pasi Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj një rezolute të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten, e cila do të mbështeste “armëpushimin e menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
SHBA-ja ka paralajmëruar se rezoluta e së hënës mund të dëmtojë negociatat që ka nisur SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, duke rritur mundësinë e një vetoje të re, kësaj radhe nga amerikanët.
Rezoluta, e vendosur nga 10 anëtarë të Këshillit, është e mbështetur nga Rusia dhe Kina dhe Grupi Arab që përfshin 22 vende në OKB.
Në një deklaratë të lëshuar të premten, Grupi Arab u ka kërkuar 15 anëtarëve të Këshillit “të veprojnë të bashkuar dhe me urgjencë” dhe të votojnë rezolutën “për të ndaluar gjakderdhjen, të shpëtojë jetën e njerëzve dhe të parandalojë vuajtjet e njerëzve dhe shkatërrimin”.
Shumë anëtarë të Këshillit të Sigurisë janë duke shpresuar se organi më i fuqishëm i OKB-së, i cili është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, do të kërkojë përfundimin e luftës që ka filluar kur udhëheqësit e Hamasit kanë sulmuar jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë.
Që nga atëherë, Këshilli i Sigurisë i ka përshtatur dy rezoluta rreth situatës së përkeqësuar humanitare në Gaza, por asnjëra nuk ka bërë thirrje për armëpushim.
Edhe
Këshilli i Sigurimit pritet të votojë për rezolutën për armëpushim në Gazë
Gaza gjithashtu ballafaqohet me emergjencë humanitare, me një raport nga një autoritet ndërkombëtar që paralajmëron se “uria është e afërt” në Gazën Veriore dhe se përshkallëzimi i luftës mund të shtyjë gjysmën e territorit prej 2.3 milionë njerëzve drejt vdekjes nga uria.
Rezoluta që do të votohet të hënën “kërkon armëpushim të menjëhershëm humanitar për muajin e Ramazanit”. Ajo gjithashtu kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve” dhe thekson nevojën urgjente për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare nëpër Rripin e Gazës.