Testi i drogës, të cilit i është nënshtruar kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka rezultuar negativ, bëri të ditur më 22 gusht Qeveria e Finlandës.
Marin i ishte nënshtruar testit të drogës, pas publikimit të videove të saj në një ndejë private, që nxitën kritika.
Kryeministrja Marin, 36-vjeçare, iu nënshtrua testit të drogës javën e kaluar, pas publikimit të videove, ku ajo shihej duke vallëzuar me miqtë e saj në një ndejë private. Ajo tha se këto video nuk kanë pasur për synim që të publikoheshin online, por vetëm në rrethin e miqve të saj.
Marin, që u bë kryeministrja më e re në botë pasi u zgjodh më 2019, tha se ajo ishte e aftë për të kryer detyrat e saj si kryeministre.
Disa finlandezë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Marin, ndërkaq disa të tjerë e kanë kritikuar atë.
-
Kryeministrja finlandeze bën testin për drogë
-
Kryeministrja finlandeze kërkon falje “për pamjet e papërshtatshme” nga festat
-
Kryeministrja finlandeze kritikon publikimin e videove ku shihet duke vallëzuar
-
Shkakton reagime videoja e kryeministres finlandeze duke vallëzuar
-
Ish-kryeministrja e Finlandës do të largohet nga Parlamenti