Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, kërkoi falje të martën për një foto që doli nga një festë private që ajo e kishte organizuar në rezidencën e saj zyrtare në korrik, pas një zhurme publike.
Të hënën, një test droge i bërë nga kryeministrja, një nga lideret më të reja në botë, doli negative.
Javën e kaluar kanë qarkulluan pamjet në rrjetet sociale që tregonin se ajo këndonte dhe kërcente me të famshëm finlandez, kurse këtë javë, një tjetër imazh filloi të qarkullonte në rrjetet sociale, ku shiheshin dy influencuese të njohura duke puthur njëra-tjetrën, duke mbuluar gjoksin e tyre të zhveshur me një shenjë “Finlandë” nga rezidenca zyrtare e kryeministres në Helsinki.
“Për mendimin tim, fotografia nuk ishte e përshtatshme. Kërkoj falje për të. Një foto e tillë nuk duhet të ishte bërë, por përndryshe asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi gjate asaj feste”, u tha Marin gazetarëve, duke konfirmuar se fotografia ishte bërë në rezidencën e saj, shkruan Reuters të martën.
Marin, 36-vjeçare tha se fotografia është bërë gjatë një feste private me miqtë e saj pas një festivali muzikor në korrik.
“Ne kishim sauna, notuam dhe kaluam kohë së bashku”, tha ajo, duke përshkruar festën në rezidencën e saj bregdetare.
-
Kryeministrja finlandeze rezulton negative në testin e drogës
-
Kryeministrja finlandeze bën testin për drogë
-
Kryeministrja finlandeze kritikon publikimin e videove ku shihet duke vallëzuar
-
Shkakton reagime videoja e kryeministres finlandeze duke vallëzuar
-
Kryeministrja finlandeze kërkon falje për mosizolim pasi i ishte ekspozuar COVID-19