Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, priti 40 minuta për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një forumi ndërkombëtar në Turkmenistan, ku po festohet 30-vjetori i neutralitetit të përhershëm të vendit.
Takimi mes liderëve ishte pjesë e një serie bisedimesh diplomatike, por Sharif dhe ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar, u detyruan të prisnin ndërkohë që Putini zhvillonte bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Ngjarja u kap nga kamerat, dhe duket se kryeministri pakistanez u lodh nga pritja, duke vendosur t’i bashkohet takimit pa u ftuar.
Ai u pa tek dilte nga salla 10 minuta më vonë.
Megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar, thuhet se pati gabim diplomatik.
Ky nuk është rasti i parë që liderë botërorë presin për Putinin më gjatë se sa është normale në diplomacinë ndërkombëtare, një praktikë që shpesh shihet si taktikë ose mënyrë e veçantë e zhvillimit të takimeve.
VIDEO:
🚨 WATCH: Diplomatic incident: The Prime Minister of Pakistan got tired of wasting time, so after waiting 40 minutes for President Putin, he burst in during Putin's meeting with President Erdogan. pic.twitter.com/8fwhpHE1gE
— Raylan Givens (@JewishWarrior13) December 12, 2025