Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri i Tajlandës urdhëron kontroll më të ashpër të armëve dhe përdorimit të drogës

Kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-o-cha, urdhëroi të hënën agjencitë e zbatimit të ligjit të forcojnë rregullat e posedimit të armëve dhe të godasin fenomenin e drogës, pas vrasjes masive nga një ish-polic në një çerdhe që la vendin e tronditur, shkruan të martën CNN-i.

Gjithsej 36 persona, përfshirë 24 fëmijë u vranë javën e kaluar nga një ish-polic, i cili më vonë vrau vetën në Uthai Sawan, një qytet 500 kilometra në verilindje të Bangkokut.

Prayut ka udhëzuar autoritetet që të kërkojnë dhe testojnë në mënyrë proaktive për përdorimin e drogave të paligjshme midis zyrtarëve dhe komuniteteve dhe të rrisin trajtimin për të varurit, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë Anucha Burapachaisri.

Kryeministri ka urdhëruar që të hiqen licencat e armëve për personat që mbajnë armë, të cilët thuhet se kërcënojnë shoqërinë dhe krijojnë kaos e shkaktojnë trazira.

Autoritetet tajlandeze planifikojnë të tërheqin armët nga zyrtarët dhe oficerët e policisë që kanë keqpërdorur armët e tyre të zjarrit ose janë sjellë në mënyrë agresive gjatë detyrës.

Edhe Tajlanda pezullon licencat për armët e zjarrit pas sulmit të armatosur në shkollë Botë Tajlanda pezullon licencat për armët e zjarrit pas sulmit të armatosur në shkollë

Kontrollet e rregullta të shëndetit mendor do të kërkohen gjithashtu për aplikuesit dhe mbajtësit e licencës për armë, u tha gazetarëve shefi i policisë, gjenerali Damrongsak Kittiprapas.

Pronësia e armëve është e lartë në Tajlandë krahasuar me disa vende të tjera në Azinë Juglindore.