Familjet e viktimave të masakrës në një çerdhe tajlandeze janë mbledhur të dielën që të luten për shpirtrat e më të dashurve të tyre. Prej 36 të vrarëve, 24 syresh ishin fëmijë parashkollorë. Vrasja masive e së enjtes ishte më vdekjeprurja në vend, me autorin që vrau edhe gruan, djalin e tij dhe në fund veten
Familjet e viktimave u mblodhën të dielën në një tempull budist për t'iu lutur shpirtrave të të vegjëlve të tyre, të cilët u vranë në kërdinë e një ish-oficeri policie që i qëlloi dhe i preu me thika në çerdhe Tajlandën verilindore javën e kaluar.
Familjarët në zi u mblodhën në tempullin Rat Samakee, një nga tre tempujt ku trupat e 36 viktimave - 24 prej tyre fëmijë dhe shumica parashkollorë - do të vendosen për ritet e varrimit të martën.
Të afërmit u ulën përpara arkivoleve, duke u lutur ndërsa murgjit budistë rreth tyre këndonin lutje.
Më vonë, ata vendosën tabaka me ushqim, lodra dhe qumësht përgjatë pjesës së jashtme të mureve të tempullit si oferta për shpirtrat e fëmijëve të tyre të vrarë.
"Sot, të gjithë të afërmit do të mbajnë një ceremoni për të udhëhequr shpirtrat e fëmijëve në tempull. Më pas do të vazhdojmë të lutemi sonte dhe nesër mbrëma. Kremimi do të bëhet të martën, më 11 tetor. Kremimi do të bëhet pikërisht në këtë fushë. Nuk jam e sigurt nëse dikush lejohet ta mbajë vetë ceremoninë”, ka thënë një e afërme e një viktime.
Ceremonia e zisë do të vazhdojë për tri ditë para funeralit dhe djegies së trupave sipas traditës budiste.
Kryeministri tajlandez pritet të marrë pjesë në lutjen e mbrëmjes në një nga tempujt e zonës.
Edhe
Tajlanda në zi për sulmin në çerdhe ku u vranë 23 fëmijë
Vrasja masive e së enjtes ishte më vdekjeprurja në vend, me autorin që vrau dhjetëra persona në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve të Rinj në Uthai Sawan dhe plagosi disa të tjerë.
Më pas ai u largua nga qendra e kujdesit ditor dhe u nis me makinë për në shtëpi, ku vrau gruan dhe djalin e tij para se ta vriste jetën.
Policia e identifikoi sulmuesin si Panya Kamrap, 34 vjeç, një ish-rreshter policie i shkarkuar në fillim të këtij viti për shkak të një akuze droge që përfshin metamfetaminën.