Tajlanda po mban zi për një sulm me armë dhe thikë në njw çerdhe, ku një burrë vrau fëmijët e moshës dy vjeçare ndërsa ata flinin.
Prindërit u mblodhën jashtë qendrës të premten në mëngjes, duke qarë dhe duke mbajtur në krahë lodrat e preferuara të fëmijëve të tyre, raportoi BBC-ja të premten.
Sulmi i së enjtes la të vdekur 37 persona, përfshirë 23 fëmijë. Autori ishte një ish-polic.
Flamujt në të gjithë Tajlandën janë valëvitur në gjysmështizë ndërsa vendi po përballet me tragjedinë.
Policia thotë se sulmuesi 34-vjeçar vrau veten dhe familjen e tij pas vrasjes së dhjetëra personave në çerdhe.
EdheEnde nuk dihet motivi i sulmit. Por policia tha se sulmuesi u pushua nga puna në qershor për përdorim droge.
Kryeministri, Prayuth Chan-ocha dhe mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, së bashku me Mbretëreshën, pritet të vizitojnë komunitetin në provincën Nong Bua Lamphu më vonë të premten.