Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri i Kirgizisë jep dorëheqje, protestuesit marrin kontrollin e vendit

Kryeministri i Kirgizisë, Kubabtek Boronov, ka dhënë dorëheqje pasi protestat pas zgjedhjeve kanë futur ish-republikën Sovjetike në kaos politik, shkruan BBC.

Protestuesit e kanë zëvendësuar Kubabtek Boronovin me një politikan tjetër të cilin e kanë liruar nga burgu, Sadyr Japarovin, dhe rezultatet e zgjedhjeve janë anuluar.

Grupet opozitare kanë marrë nën kontroll parlamentin më herët, duke thënë se zgjedhjet janë manipuluar.

Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësimin për krizën.

Një grup i madh u mblodh të mërkurën në kryeqendrën Bishkek për të kërkuar fajësimin e presidentit Sooronbai Jeenbekov, që ka lënë të kuptohet më herët se do të jap dorëheqje.

Edhe Jep dorëheqjen presidenti i Kirgistanit, Jeenbekov Botë Jep dorëheqjen presidenti i Kirgistanit, Jeenbekov

Presidenti pro-rus i ka thënë BBC-së dje se është i gatshëm t’i jap përgjegjësinë liderëve të fortë, por ka refuzuar të thotë se kë e ka në mend.

Rezultatet e zgjedhjeve kanë nxjerrë fitimtarë partitë aleate të Jeebnekovin. U akuzua për blerje masive të votave. Dy presidentë janë rrëzuar nga froni në Kirgizi në 15 vjetët e fundit.