Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë të hënën në Parlamentin grek se përgjatë javëve të ardhshme duhet të jenë më të përgatitur sa i përket krizës klimatike që në këtë vend së fundmi ka rezultuar me përhapje të zjarreve.
Ai ka thënë se kjo krizë do të shfaqet kudo, me fatkeqësi edhe më të mëdha.
“Për javët e ardhshme ne duhet të jemi në gatishmëri të vazhdueshme. Jemi në luftë, do të rindërtojmë atë që kemi humbur, do të dëmshpërblejmë ata që u lënduan. Kriza klimatike është këtu tashmë, ajo do të shfaqet kudo në Mesdhe me fatkeqësi më të mëdha”, ka thënë ai.
Operatorët turistikë i kanë nisur për në shtëpi rreth 1,500 pushues në fillim të një evakuimi masiv nga zjarret në ishullin grek të Rodosit të hënën, ka raportuar Reuters.
Zyrtarët thanë se kërcënimi i zjarreve të mëtejshme është i lartë në pothuajse çdo rajon të vendit.
-
Pushime falas për turistët që u evakuuan nga Rodosi
-
Greqia lëshon urdhra të rinj evakuimi pasi zjarret përhapen deri pranë Athinës
-
Mijëra të evakuuar në Greqi teksa zjarret në Evropë vazhdojnë të përhapen
-
Zjarret vërshojnë Greqinë, autoritetet evakuojnë zonat afër kryeqytetit
-
Temperatura ekstreme e zjarre në Greqi, bëhet thirrje për mbrojtje të punëtorëve