Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pushime falas për turistët që u evakuuan nga Rodosi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, është zotuar se do t’iu mundësojë turistëve që u kanë ikur zjarreve në ishullin e Rodosit, një javë pushime falas atje.

Duke folur për televizionin britanik ITV, Mitsotakis ka thënë se pushuesit do të mund ta shfrytëzojnë këtë ofertë në pranverë apo vjeshtë të vitit 2024.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë informacione se si mund të bëhet kërkesë për diçka të tillë dhe as si mund të funksionojë skema.

Më shumë se 20.000 persona janë evakuuar prej ishullit Rodos, pas përhapjes së zjarreve pyjore nga moti i nxehtë, në korrik.

“Asnjë njeri nuk ka vdekur në Rodos, dhe as nuk është raportuar për të plagosur… ne e kuptojmë se mysafirët janë shqetësuar, mirëpo po ju them se Rodosi është më mikpritës se kurrë. Ishulli i është kthyer normales”.

Edhe Kryeministri grek: Kriza klimatike do të shfaqet kudo me fatkeqësi më të mëdha Botë Kryeministri grek: Kriza klimatike do të shfaqet kudo me fatkeqësi më të mëdha

Ai e ka përmendur edhe mbështetjen që është ofruar nga banorët e ishullit për t’i strehuar pushuesit.

Duke e komentuar motin e nxehtë, ai ka thënë se zjarret pyjore e kanë prekur gjithmonë Mesdheun, por që intensiteti i tyre është rritur si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Disa grekë janë shprehur të zemëruar për iniciativën e kryeministrit Mitsotakis.

“Grekët mund të mos shkojnë në pushime, por do të paguajnë për pushimet e të huajve”, ka thënë një përdorues i platformës X, që dikur është njohur si Twitter.

“Asnjë ditë e paguar e pushimit për vendasit, grekët apo imigrantët, që kanë mbetur pa shtëpi dhe e bëjnë gjumin në rrënoja”, ka thënë një tjetër.

Edhe Të nxehtit ekstrem dhe planifikimi i pushimeve Botë Të nxehtit ekstrem dhe planifikimi i pushimeve

Një raport i publikuar së fundi nga Komisioni Evropian për ndikimin e ndryshimeve klimatike në turizmin evropian, ka nxjerr në pah se ngrohja globale do të përkthehet në ulje të kërkesës për turizëm në jug të Evropës.

Turizmi përbën rreth 20 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm të Greqisë, dhe Rodosi është një prej 100 vendeve më të vizituara nga turistët në botë. /REL