Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqia nën flakë të reja, lëshohen urdhra për evakuime

greqi

Urdhra për evakuime janë lëshuar për zonat afër dy qyteteve qendrore greke që kërcënohen nga shpërthime të reja zjarri.

Qytetarëve në zonat rreth qyteteve Volos dhe Lamia u është thënë që të lëvizin në vende të sigurta ndërsa shteti mbetet nën valë të forta të nxehti.

Ndërkohë, zjarret vazhdojnë në ishujt e Rodosit, Korfuzit dhe Evias.

Greqia është një prej shteteve që aktualisht po përballen me zjarre, ku mbi 40 persona kanë vdekur, raportoi BBC.

Në Rodos, ku është shpallur gjendje emergjente dhe mijëra turistë janë detyruar të largohen, erërat e forta kanë bartur flakët dhe fshatrat mbeten në rrezik.

Edhe Greqia lëshon urdhra të rinj evakuimi pasi zjarret përhapen deri pranë Athinës Botë Greqia lëshon urdhra të rinj evakuimi pasi zjarret përhapen deri pranë Athinës

Disa zjarrfikës që janë përballur me zjarret për ditë, kanë filluar ta humbin shpresën.

“Çdo ditë, çdo natë, ne jemi këtu dhe nuk po arrijmë asgjë”, ka thënë Savas Filaderis.