Kryeministri Edouard Philippe, ka thënë se Franca edhe për kohë të gjatë nuk do t’I kthehet gjendjes normale si pasojë e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, shkruan France 24.
Philippe ka thënë se vendi ka kaluar pikun e infektimeve, por se duhet ende kohë për t’u kthyer gjendja normale.
Sipas tij, më 11 maj nuk do të përfundojnë masat për kufizim të lëvizjes, porse ato do të rishikohen.
"Jeta jonë pas 11 majit nuk do të jetë si më parë, jo menjëherë, e ndoshta jo edhe për një kohë të gjatë", tha ai. "Do të duhet të mësojmë të jetojmë me virusin".
Deri më tash, në Francë kanë vdekur gati 20 mijë persona, ndërkohë të prekur janë mbi 150 mijë persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca me më shumë masa kufizuese nëse situata me koronavirus bëhet më e rëndë
-
Macron: Karantina deri në 11 maj, kufijtë me vendet jashtë BE-së do qëndrojnë të mbyllura
-
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Francë arrin në mbi 100.000
-
Franca vendos bllokimin e tretë kombëtar
-
Nga frika e “humbjes së kontrollit”, Franca mbyllet për të tretën herë