Kryeministri italian Jean Castex ka thënë se nuk do të ketë zbutje të izolimit në Francë për të paktën edhe dy javë, tashmë kur numri i të hospitalizuarve është më i madh se në valën e parë të virusit.
“Do të ishte e papërgjegjshme nëse zbusim izolimin tani”, tha kryeministri në një konferencë, raporton Reuters.
Ai shton se nëse do të kishte rënie të numrit të rasteve me COVID-19, Franca do të kalonte pikun e valës së dytë në fillim të kësaj jave. Ndërkaq, ka thënë se nuk do të hezitoj të marr masa më strikte nëse përhapja e virusit rritet më shumë.
Më shumë se 42,000 njerëz kanë vdekur në Francë nga koronavirusi deri tash, me 1.86 milionë raste pozitive.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca izolon Parisin, shkak rritjet e rasteve me COVID-19
-
Franca nuk përjashton kufizime të tjera në parandalimin e përhapjes së COVID-19
-
Franca në fundjavë nis me zbutjen e masave kundër koronavirusit
-
Kryeministri francez thotë se vendi i tij edhe për një kohë të gjatë nuk do t’i kthehet gjendjes normale
-
Franca miraton masa të reja kundër koronavirusit