Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryebashkiaku i Kievit nuk sheh dritë në fund të tunelit

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, njëherësh ish-kampion botëror në boks, ka thënë se po lufton për të parë një fund të afërt të luftës me Rusinë.

Në një intervistë për emisionin e BBC-së, Newyddion S4C, Klitschko ka tha se, aktualisht "nuk e sheh dritë në fund të tunelit", por shpreson që lufta të mos vazhdojë me vite.

Ai theksoi se nuk mund të ketë kompromis me Rusinë për të arritur këtë qëllim dhe se nuk bën të hiqet dorë nga territori.

I pyetur nëse ai mendon se Perëndimi - përfshirë Britaninë e Madhe, duhet të ofrojë më shumë mbështetje dhe trupa në terren për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, Klitschko ka thënë se trupat britanike mund të nevojiten nëse situata përkeqësohet.

“Ne po mbrojmë jo vetëm familjet tona. Ne po mbrojmë jo vetëm fëmijët tanë. Ne po mbrojmë të gjithë në Perëndim”, ka thënë Klitschko.

Sulmet ruse në Ukrainë kanë nisur më 24 shkurt dhe deri tani një pjesë e madhe e këtij shteti, kryesisht në lindje, ka pësuar shkatërrime të mëdha. Mijëra njerëz po ashtu janë vrarë, derisa miliona të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.