Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Klitschko paralajmëron: Rusia ende shpreson ta pushtojë Kievin

Ndërsa shumica e fokusit kohët e fundit ka qenë në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëron se Rusia nuk ka mbaruar punë me qytetin që udhëheq, shkruan The Guardian të enjten.

Klitschko ka thënë se Moska ende shpreson të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas.

Duke folur para diplomatëve në Davos, ai ka thënë se nuk është sekret se përparësia e Rusisë është të marrë nën kontroll të gjithë vendin.

“Të gjithë e kuptojnë, nuk është një operacion special, është gjenocid ndaj popullit ukrainas”, ka thënë Klitschko.

Boksieri i kthyer në kryetar komune ka qenë një figurë e profilit të lartë në mbrojtjen e Ukrainës, së bashku me vëllain e tij Wladimir Klitschko.

Edhe Klitschko: Qëllimi i Rusisë është e gjithë Ukraina Botë Klitschko: Qëllimi i Rusisë është e gjithë Ukraina

Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat për gjenocid dhe krime lufte.

Mijëra forca ruse kryen një tërheqje në shkallë të gjerë nga Kievi në prill, pasi nuk arritën të pushtonin qytetin përballë rezistencës së ashpër.