Kryebashkiaku i Buchas, qytet ku raportohet se ndodhi masakër e popullatës civile, Anatoliy Fedoruk, deklaroi të hënën se nuk do t’ia falin Rusisë për mizoritë e kryera, derisa tha se gati gjysma e vendit është shkatërruar, raporton CNN-i.
Fedoruk tha se janë duke punuar në identifikimin e civilëve të vrarë, duke potencuar se shumica e të vrarëve janë njerëz të moshuar.
“Kemi përshtypjen se pushtuesit rusë kanë marrë dritën jeshile nga Putini dhe Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes, për të bërë një ekspeditë në Ukrainë. Ata nuk ishin në gjendje të merrnin Kievin, kështu që ‘e shfryn zhgënjimin e tyre mbi Buchan dhe zonat përreth”, shtoi ai.
Kryebashkiaku tha se një pjesë e banorëve vendosën të qëndronin në qytet dhe ata ishin “dëshmitarë të ngjarjeve të tmerrshme”.
Lufta Ukrainë – Rusi, të hënën ka hyrë në ditën e 40-të.