Gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në një luftë që askund nuk po i shihet fundi, Ati nga qyteti i shkatërruar, Bucha, është ngarkuar me varrosjen e trupave të qindra civilëve të gjetur në varrezat masive në qytet.
“419 persona u vranë nga granatimet, duke vdekur nga dhuna dhe jo nga pleqëria. Kishte disa varre masive. Më i madhi ishte pranë kishës. Ky varr kishte 116 persona, duke përfshirë 30 gra dhe dy fëmijë. Por, nuk kishte vetëm një varr masiv”, tha ai.
Ati Andriy i Kishës së Apostullit Andrea thotë se edhe disa muaj pasi qyteti u çlirua nga pushtimi rus, tmerri i asaj që ndodhi në mars mund të shihet vetëm disa metra larg faltores.
Varri masiv më i madh u gjet prapa kishës në Bucha - qytezë në rrethinën e Kievit që është bërë sinonim i brutalitetit të sulmit rus.
"Ishte e vështirë të besohej se njerëzit që janë ortodoksë si unë dhe konsideroheshin vëllezër tanë mund të na pushtonin. Jo thjesht të pushtonin, por të vrisnin njerëz paqedashës”.
Edhe
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
Shumë prej trupave u gjetën përpara se rusët të tërhiqeshin nga rajoni i Kievit, tha Ati Andriy.
Me një kryq të madh rreth qafës dhe me veshje kishtare, prifti shpjegoi se fillimisht nuk mund t'i varrosnin të vdekurit në varrezat e periferisë së qytetit.
Ai vendosi të kryente shërbimet e varrimit në oborrin e kishës, shumë pranë vendit ku ishin zbuluar.
Përvoja e tmerrshme, tha ai, i ka tronditur në shpirt banorët e Buchas.
Edhe
Qershori – muaji më vdekjeprurës nga sulmet ruse në Ukrainë që nga 2022-ta
“Mendoj se as unë, as kushdo që jeton në Ukrainë, që pa luftën, nuk mund ta kuptojë atë që ndodhi. Tani për tani ne po mbijetojmë, por pas gjithçkaje që ka ndodhur jam i shqetësuar se pasojat do të zgjasin për dekada me radhë dhe do të jetë e vështirë për ta kaluar dhe për ta ndërruar faqen”.
Masakrat masive në Bucha tronditën jo vetëm ukrainasit, por mbarë botën, duke fuqizuar thirrjet për ndihmë Ukrainës.