Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës të kryera nga Rusia. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një vizite në Borodyanka, afër Kievit.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Michel ka shkruar “Në Borodyanka, ashtu si në Bucha dhe shumë vende tjera në Ukrainë. Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës që janë kryer këtu”, ka thënë ai, shkruan Sky News.
Ai tutje ka shtuar se nuk do të ketë paqe pa drejtësi.
Që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës, forcat ruse kanë mohuar që cak i sulmeve të tyre nuk janë civilët, por ushtarët.
Artikuj të ngjashëm