Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Krizë në shtetin australian New South Wales, thatësirë absolute

Shteti më i populluar i Australisë, New South Wales, tani është tërësisht i përfshirë nga thatësira, kanë konfirmuar zyrtarët australianë.

Dimri i thatë ka intensifikuar atë që është quajtur thatësira më e rëndë në historinë moderne të Australisë lindore, transmeton koha.net.

New South Wales siguron rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor të Australisë. Qeveritë shtetërore dhe federale ofruan 430 milionë dollarë në financimin e ndihmave emergjente.

Australia jugore sapo ka përjetuar vjeshtën e dytë më të thatë në histori, ndërsa reshjet e shiut ishin nën mesatare. Raportohet se më pak se 10 mm shi ka rënë në muajin korrik.