Shteti me popullsinë më të madhe në Australi, New South Wales, është duke u përballur me përmbytje.
Policia ka gjetur trupin e pajetë të një personi, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga përmbytjet, raportoi AP.
Autoritetet australiane gjithashtu janë në kërkim të një 85-vjeçari, i cili dyshohet se është zhdukur shkaku i përmbytjeve. Mediat kanë raportuar se 14 persona janë shpëtuar në qytetin Forbes pasi ishin ngjitur në çatinë e një kafeneje.
Përmbytjet janë më të rëndat në 70 vjetët e fundit. Autoritetet janë të shqetësuara për bujqit në periferi të New South Wales, të cilët janë izoluar me muaj të tërë shkaku i kërcënimeve nga përmbytjet.
Ndërkaq në Eugowra, qytet në perëndim të Sydneyt, më shumë se 14 aeroplanë dhe helikopterë janë përdorur për të shpëtuar banorët e bllokuar nëpër shtëpitë e tyre.
-
Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik
-
11 të vdekur e disa të zhdukur pas përmbytjeve në SHBA
-
Pesë të vdekur nga dallgët e mëdha në brigjet e Australisë
-
Një e vdekur dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Australi
-
Të paktën nëntë të vdekur nga stuhia e fuqishme në Australi