Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thatësira në SHBA më e rënda në një mijëvjeçar

Perëndimi në Amerikë po përjeton thatësirën më të rëndë në mijëvjeçar, ka zbuluar një studim, raporton BBC.

Thatësira e vazhdueshme ka përfshirë lumenjtë, rezervarët dhe liqenet në Kalifornia në nivele rekorde, duke përkeqësuar edhe gjendjen me zjarret.

Thatësira aktuale është periudha më e keqe 22-vjeçare në 1200 vjetët e fundit, kanë thënë shkencëtarët.

Imazhet kanë treguar liqene të thara, fusha të ndikuara rëndë nga zjarret dhe komunitetet pa ujë.

Jo të gjitha thatësirat janë për shkak të ndryshimeve klimatike, por ngrohja e lartë në atmosferë po e bën thatësirën më të rëndë.