Rreth 50.000 njerëzve u është kërkuar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pasi përmbytjet goditën qytetin më të madh të Australisë, Sydney, për herë të tretë këtë vit.
Rrugët janë mbyllur, disa shtëpi janë nën ujë dhe mijëra kanë mbetur pa energji elektrike, shkruan BBC-ja të martën.
Përmbytjet në gjithë Australinë, të nxitura nga “La Nina”, kanë marrë jetën e më shumë se 20 njerëzve këtë vit, më së shumti në jug të Uellsit.
Më shumë se 100 urdhra evakuimi janë lëshuar në gjithë Sydneyn.
Njerëzit në 50 zona të tjera janë paralajmëruar të përgatiten për t'u larguar, pasi disa lumenj të mëdhenj kanë filluar të vërshojnë.
Moti i rëndë po godet gjithashtu rajonet e afërta Hunter dhe Illawarra.