Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kriza e Ukrainës zhvendos bisedimet në Moskë e Washington

Biden tha se SHBA-ja dhe Gjermania "po punojnë në hap për të penguar më tej agresionin rus në Evropë". Kancelari Scholz shtoi: “Ne jemi aleatët më të afërt dhe po punojmë intensivisht së bashku, dhe kjo është e nevojshme për të bërë hapat që duhet të bëjmë, për shembull, për të luftuar kundër agresionit rus ndaj Ukrainës”. Ndërkohë, presidenti Macron ka bërë thirrje për depërshkallëzim, ndërsa ka filluar bisedimet me homologun Putin në Kremlin

Përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund ngërçit në lidhje me Ukrainën u intensifikuan të hënën, me presidentin francez, Emmanuel Macron, që po zhvillon bisedime në Moskë dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Washington, për të koordinuar politikat ndërsa rritet frika nga një pushtim rus.

Rusia ka mohuar çdo plan për të sulmuar fqinjin e saj, por kërkon që SHBA-ja dhe aleatët e saj të ndalojnë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike të bashkohen me NATO-n, të ndalojnë vendosjet e armëve atje dhe të largojnë forcat e NATO-s nga Evropa Lindore. Uashingtoni dhe NATO-ja i refuzojnë këto kërkesa.

Koordinimi perëndimor

Duke folur në fillim të takimit të tij me Scholz-in, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se SHBA-ja dhe Gjermania "po punojnë në hap për të penguar më tej agresionin rus në Evropë".

Scholz shtoi: “Ne jemi aleatët më të afërt dhe po punojmë intensivisht së bashku, dhe kjo është e nevojshme për të bërë hapat që duhet të bëjmë, për shembull, për të luftuar kundër agresionit rus ndaj Ukrainës”.

Edhe Aleatët evropianë kërkojnë më tepër garanci sigurie për Ukrainën Botë 7 muaj më parë Aleatët evropianë kërkojnë më tepër garanci sigurie për Ukrainën

Ndërkohë, Macron bëri thirrje për depërshkallëzimin, ndërsa filloi bisedimet me presidentin Vladimir Putin në Kremlin. “Dialogu është i nevojshëm sepse kjo është e vetmja gjë që do të ndihmojë, sipas pikëpamjeve të mia, për të ndërtuar një kontekst sigurie dhe stabiliteti në kontinentin evropian”, tha Macron, duke shtuar se ai është i gatshëm të “fillojë të ndërtojë një përgjigje efektive”.

Putin, nga ana tjetër, vlerësoi rolin e Francës në formësimin e sigurisë evropiane, duke thënë se ai vlerëson përpjekjet e Macron-it për të ndihmuar në sigurimin e një "sigurie të barabartë në Evropë" dhe në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje për krizën ukrainase. "Unë e kuptoj se ne ndajmë shqetësimin për atë që po ndodh në Evropë në sferën e sigurisë", tha lideri rus teksa përballej me Macronin me një tavolinë të gjatë.

Macron, i cili do të shkojë të martën në Ukrainë, foli me telefon të dielën me Biden-in. Para takimit të Putinit, Macron tha: "Unë nuk besoj në mrekullitë spontane".

Johnson dëshiron t’i ofrojë Rusisë garanci

Ndërkohë kryeministri britanik, Boris Johnson, dëshiron t’i ofrojë Rusisë garanci rreth rolit të NATO-s, sepse kjo aleancë është mbrojtëse dhe çdo demokraci evropiane duhet të lejohet që t’i bashkohet, deklaroi zëdhënësi i tij.

Edhe Macroni mohon raportet se paralajmëroi për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën Botë 7 muaj më parë Macroni mohon raportet se paralajmëroi për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën

Rusia, që ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014, po kërkon garanci të sigurisë, që përfshijnë edhe zotimin që NATO-ja nuk do ta pranojë kurrë Ukrainën.

“Rusia ka shprehur shqetësime lidhur me agresionin e mundshëm nga NATO-ja, por ne kemi qenë të qartë se këto shqetësime janë thellësisht të pabazuara, pasi NATO-ja është aleancë mbrojtëse”, tha zëdhënësi i kryeministrit Johnson. “Por, ne duam të punojmë me Rusinë dhe t’i ofrojmë garanci diplomatike për këtë çështje. Nuk bëhet fjalë për bërje koncesionesh, pasi kryeministri [britanik, Boris Johnson] dhe liderët e tjerë kanë thënë se të gjitha demokracitë evropiane kanë të drejtë t’i bashkohen NATO-s”.

Rusia ka grumbulluar mbi 100.000 trupa ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, që nga Perëndimi po shihet si përgatitje për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Ukraina falënderon Perëndimin

Edhe Macron: 26 shtete të gatshme për dërgimin e trupave në Ukrainë Botë 10 muaj më parë Macron: 26 shtete të gatshme për dërgimin e trupave në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se vizitat e liderëve të botës në Ukrainë gjatë ditëve të kaluara i kanë kontribuar frenimit të deritanishëm të Rusisë, pavarësisht frikës së vazhdueshme se Moska do të mund ta pushtojë ish-republikën sovjetike.

Ndërkohë, banorët e zonës kufitare me Rusinë po jetojnë me frikën e sulmeve eventuale nga trupat ruse që kanë rrethuar Ukrainën. Rojat kufitare janë në gjendje gatishmërie në rast të ndonjë provokimi rus. Ukraina ka nisur më 2014 ndërtimin e rrethojës së lartë gjembore gjatë luftës me separatistët pro-rus në Donbas, por nuk e ka shtrirë rrethojën përgjatë krejt vijës kufitare.