Kremlini ka reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden, që të lejojë Ukrainën të përdorë armët me rreze të gjatë për të sulmuar caqet thellë brenda Rusisë, duke thënë në një deklaratë të lëshuar të hënën se nëse kjo ndodh, Moska do ta shohë sulmin jo si nga Ukraina, por nga vetë SHBA-ja.
Në deklaratë thuhet po ashtu se Rusia dhe Putini i kanë bërë shumë të qarta qëndrimet e tyre dhe se vendimi i SHBA-së tregon një nivel të ri të përfshirjes së Washingtonit në konflikt, raporton BBC.
Sipas Kremlinbit, administrata në largim Biden synon të ndërmarrë hapa për të shtuar "benzinë në zjarr" dhe për të provokuar përshkallëzim të mëtejshëm të tensionit rreth këtij konflikti.
LEXO EDHE:
-
Franca e Gjermania reagojnë pas vendimit të Bidenit për luftën në Ukrainë
-
Vendimi i Bidenit për armët me rreze të gjatë shkakton zemërim në Moskë
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë
-
Bideni lë të kuptohet se do t’i japë fund kufizimeve të Ukrainës për armët me rreze të gjatë
-
Bideni i jep leje Ukrainës të sulmojë brenda Rusisë me armë amerikane